Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rusia përgëzon Hungarinë për bllokimin e ndihmës financiare të BE-së

NULL NULL
15.12.2023 19:39
Orban
Orban

Kremlini ka mirëpritur vendimin e kryeministrit hungarez, Victor Orban për të vënë veton prej 43 miliardë funtesh në fondet e BE-së për Ukrainën.

“Hungaria, ndryshe nga shumë vende evropiane, mbron me vendosmëri interesat e saj, gjë që na bën përshtypje”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kjo vjen pasi Hungaria bllokoi një paketë masive të ndihmës së BE-së për Ukrainën vetëm disa orë pasi u arrit një marrëveshje për të filluar bisedimet e anëtarësimit të Kievit me bllokun, raporton The Independent, transmeton Klankosova.tv.

Udhëheqësit e 26 vendeve të BE-së miratuan planin, i cili do të mbështeste buxhetin e Kievit midis 2024 dhe 2027, por Orban ishte kundër vendimit, i cili kërkon miratimin unanim të të 27 vendeve anëtare të BE-së.

lajme të ngjashme