Hamasi: Më shumë se 18 mijë e 700 njerëz u vranë në sulmet izraelite NULL NULL 14.12.2023 14:17 14.12.2023 14:17 Hamasi Të paktën 18 mijë e 787 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, duke shtuar se edhe rreth 50 mijë e 897 të tjerë janë plagosur, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Kjo ministri thotë se është shënuar një rritje prej afro 170 vrasjes që nga përditësimi i fundit, i bërë dje pasdite.