Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Putin në mes të qeshurave e shakasë së ndyrë “kërkon falje” për çmimin e lartë të vezëve

NULL NULL
14.12.2023 13:10

Vladimir Putin i ka kërkuar falje një pensionisti që i bëri thirrje atij “për mëshirë” ndaj të moshuarve rusë duke bërë reduktimin e çmimit të vezëve në mes të inflacionit në rritje.

“Më vjen tepër keq, ju lutem ta pranoni kërkimfaljen time për këtë”, është shprehur Putin në paraqitjen që pati, duke shtuar se importi nga Turqia dhe Bjellorusia duhet të rritet në mënyrë që të bien çmimet, shkruan The Telegraph, përcjell KlanKosova.tv.

“Më kënaqin kur i ha. Do t’ia haja dhjetëra për mëngjes. Ajo që ka ndodhur është për shkak të kërkesës së madhe. Sidoqoftë prodhimi nuk do të rritet”.

Putin e nisi përgjigjen e tij me një shaka të ndyrë. Në rusisht, vezët janë zhargon për testikujt.

“E pyeta ministrin e Bujqësisë se si është puna me vezët e tij dhe ai më tha se gjithçka është në rregull”, tha Putin në mes të qeshurash. .

lajme të ngjashme