Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zelensky: Kemi plotësuar kriteret për nisje të bisedimeve për pranim në BE

NULL NULL
14.12.2023 10:25
Volodymyr Zelensky

Ukraina ka plotësuar të gjitha kriteret që të mund të nisë bisedimet me Bashkimin Evropian për pranim.

Është presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, që e ka thënë këtë, duke shpresuar që procesi të fillojë pas takimeve në Bruksel, raporton The Telegraph, përcjell KlanKosova.tv.

“Besoj se uniteti do të triumfojë në takimet e Këshillit Evropian dhe Bashkimit Evropian dhe do të konfirmohet prapë fuqia dhe liderishpi”, është shprehur ai.

Ky deklarim i Zelenskyt vjen në prag të nisjes së samitit të Këshillit Evropian ku anëtarët do të votojnë nëse do të nisin negociatat për anëtarësimin e Kievit.

Për këtë duhet votim unanim, derisa Hungaria ka thënë se do të përdorë veto ngase për ta Ukraina nuk është gati për këtë.

lajme të ngjashme