Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpeshtohen luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut të Libanit

NULL NULL
13.12.2023 17:29
Arkiv: Një luftëtar i Hezbollahut
Arkiv: Një luftëtar i Hezbollahut

Ushtria izraelite thotë se sulmoi luftëtarët dhe infrastrukturën e organizatës Hezbollah, brenda territorit libanez më herët gjatë ditës së sotme.

Mediat lokale në Liban, duke cituar dëshmitarë dhe zyrtarë, kanë raportuar për sulme të shumta shtesë të ushtrisë izraelite brenda territorit libanez këtë pasdite.

Nga ana e tij, grupi libanez Hezbollah pretendon se ka kryer katër sulme në pozicionet ushtarake izraelite këtë pasdite, duke thënë se ka shkaktuar viktima.

Megjithëse vazhdon që nga fillimi i konfliktit Izrael-Hamas, shkëmbimet midis Hezbollahut dhe forcave izraelite janë intensifikuar që nga përfundimi i armëpushimit në Gaza javën e kaluar, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme