Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Presidenti izraelit: Houthi ka kaluar një vijë të kuqe në Detin e Kuq

NULL NULL
13.12.2023 17:10
Isaac Herzog
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog. Foto nga arkiva

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog tha se “aktivitetet ndërkombëtare të udhëhequra nga ShBA-ja kundër piratëve terroristë Houthi duhet të forcohen në formën e një koalicioni të vërtetë ndërkombëtar”.

“Nën drejtimin e komandantëve të tyre totalitarë në Teheran, aktet e vazhdueshme të terrorizmit dhe piraterisë së Houthit kundër anijeve të të gjitha kombësive dhe pronësisë kërkojnë që i gjithë komuniteti ndërkombëtar të veprojë, të bashkuar, me forcë dhe me vendosmëri për të shuar këtë kërcënim të ndyrë ndaj ekonomisë dhe tregtisë globale”, shkroi Hergoz në X.

Houthi, i cili kontrollon pjesën më të madhe të Jemenit verior, duke përfshirë kryeqytetin, Sanaa, pranoi publikisht pjesëmarrjen në luftë në fund të tetorit duke lëshuar raketa dhe drone drejt Izraelit jugor.

Javët e fundit ai ka sulmuar edhe anije në Detin e Kuq.

Irani thotë se grupe si Houthi veprojnë në mënyrë të pavarur, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme