Rusia bën thirrje për konferencën e OKB-së për të zgjidhur “përgjithmonë” konfliktin Izrael-Palestinë NULL NULL 13.12.2023 13:15 13.12.2023 13:15 Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergey Lavrov, i ka bërë thirrje shefit të OKB-së Antonio Guterres që të organizojë një konferencë ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për konfliktin Izrael-Palestinë. “E vetmja mënyrë që ky problem të zgjidhet përgjithmonë dhe të zgjidhet në mënyrë të drejtë, është mbajtja e një konference ndërkombëtare me të pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, u tha Lavrov, senatorëve rusë. Ai tutje shtoi se “padrejtësia e vazhdueshme ndaj popullit palestinez, të cilit i ishte premtuar krijimi i një shteti palestinez … ushqen ndjenja shumë serioze terroriste dhe ekstremiste”. Moska ka bërë thirrje vazhdimisht për krijimin e një shteti palestinez dhe ka marrëdhënie pune si me Hamasin ashtu edhe me Izraelin, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv. Ajo një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, së bashku me Kinën, Francën, Britaninë e Madhe dhe ShBA-në.