FSK-së i shtohet buxheti edhe për 40 milionë euro NULL NULL 13.12.2023 11:31 13.12.2023 11:31 Qeveria e Kosovës e ka shtuar buxhetin për Forcën e Sigurisë së Kosovës në vlerë prej 40 milionë euro. Në lidhje me këtë, kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se me këtë ndarje, shuma e përgjithshme e alokuar për mbrojtje sivjet e tejkalon nivelin prej 200 milionë euro. “Ndër vendimet tjera sot, kemi atë të ndarjes së buxhetit shtesë për FSK-në në vlerë prej 40 milionë euro dhe me këtë ndarje, shuma e përgjithshme e buxhetit të alokuar për mbrojtje sivjet tejkalon nivelin prej 200 milionë euro, apo mbi 2 për qind të bruto produktit vendor, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi LBK: Vendimi i Gjykatës, hap i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të ekonomisë vendore 24/06/2025
Ekonomi Pak orë pasi Izraeli sulmoi Iranin, çmimi i Bitcoinit ra për 3.1% në 24 orët e fundit 13/06/2025