Houthi thonë se ata shënjestruan një cisternë të nisur për në Izrael NULL NULL 12.12.2023 09:09 12.12.2023 09:09 Houthi Houthi, konfirmoi se qëndron prapa një sulmi me raketa në një cisternë kimike me flamur norvegjez në brigjet e Jemenit në rrugën e saj për në Izrael. “Në mbështetje të popullit të shtypur palestinez, i cili aktualisht është duke u zhytur nën shkatërrimin, vrasjen dhe rrethimin e Rripit të Gazës, dhe për të dëgjuar thirrjet e popullit tonë të lirë jemenas, Forcat Detare të Jemenit kryen një operacion të jashtëzakonshëm ushtarak kundër MV Strinda”, tha një zëdhënës i Houthit . “Gjatë dy ditëve të fundit, Forcat e Armatosura të Jemenit penguan kalimin e një numri anijesh. Ato anije ia vunë veshin paralajmërimeve tona”, shtoi ai, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv. “Ne ritheksojmë se do të vazhdojmë të parandalojmë të gjitha anijet e drejtuara drejt porteve izraelite, pavarësisht nga kombësia e tyre, të lundrojnë në Detin Arab apo të Kuq, derisa ushqimi dhe furnizimet e nevojshme mjekësore t’u dorëzohen vëllezërve tanë në Rripin e Gazës”.