Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Golem: Automjeti përplas për vdekje një këmbësor

NULL NULL
11.12.2023 22:20

Një këmbësor ka mbetur i vdekur sot në Golem, pasi që u godit nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, ndërsa identiteti i viktimës ende nuk dihet, raporton Tvklan.al, transmeton Klankosova.tv.

“Rreth orës 17:40, në Golem, Lushnjë, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin S. V., 64 vjeç, banues në Pojan, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, ende i paidentifikuar. U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thuhet në një njoftim të policisë së Lushnjes.

lajme të ngjashme