Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve NULL NULL 10.12.2023 18:20 10.12.2023 18:20 Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj ndaj Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut në 75-vjetorin e themelimit të saj. “Ne vazhdojmë të punojmë pa u lodhur sot çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve, pa përjashtim dhe pa diskriminim”, u shpreh Kurti në një shkrim në platformën X./Klankosova.tv