Ndalohen dy shtetas të huaj, kaluan ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë NULL NULL 10.12.2023 09:36 10.12.2023 09:36 policia Janë ndaluar dy shtetas të huaj, pasi të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë. Policia bën të ditur se pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, përcjell Klankosova.tv. “Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj shtetas të huaj, pasi që me veturë kanë kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.