LIVEl Azemi me plot fat, bileta e rikthen në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova (VIDEO) NULL NULL 08.12.2023 21:05 08.12.2023 21:05 02:25 – Elkos Group ka sjellur ëmbëlsira “My Honey” në Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO) Elkos Group u ka bërë një befasi banorëve të Big Brother VIP Kosova 2. Atyre u janë sjellë ëmbëlsira “My Honey” në gjashtë shije të ndryshme: mjaltë, vishnje, fruta miks, portokall, kumbull dhe kajsi. Këto janë për të ëmbëlsuar çdo moment të banorëve gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova 2. 02:20 – Loja “jashtëtokësorët”, një sfidë me puthje dhe gjithçka tjetër (VIDEO) Banorët gjatë javës janë argëtuar me lojra. Ata e kan shijuar gjdo sfide që ata kanë pasur. E në veqanti sfidën e puthjeve. Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 02:15 – “Lejza Bio Restaurant” ka shtruar darkë për banorët e Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO) “Lejza Bio Restaurant” ka shtruar darkë për banorët e Big Brother VIP Kosova 2 pas spektaklit ‘Prime’. Atyre u janë servirur ushqime tradicionale nga më të ndryshmet, pas një nate të gjatë spektakolare, ku u diskutuan ngjarjet kryesore të javës. Gjithsesi, për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 02:09 – Edona: Kam pas dhimbje në zemër, pasi ja hodha rrobat në ujë Ganiut Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Edona e ka komentuar veprimin e saj të hedhjes së rrobave të Ganiut dhe Bleros në pishinë. Ajo ka thënë se ka ndjerë “dhimbje në zemër, pas hedhjes së tyre”. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 02:09 – Hapet televotimi për banorin tuaj të preferuar (VIDEO) Vëllai i Madh e ka hapur sot një televotim për banorët e Big Brother VIP Kosova 2. Në këtë ‘Prime’ është hapur televotimi për më të preferuarin. Në televotim janë të gjithë banorët, votoni votoni sa më shumë për të preferuarin tuaj./Klankosova.tv 01:56 – Del klipi i “prank-ut” mes Ganiut dhe Edonës (VIDEO) Një mori zhvillimesh ndodhën brenda javës në shtëpinë më të madhe të vendit, Big Brother VIP Kosova 2. Kësaj radhe kishte disa ‘prank’ që ishin bërë nga Ganiu, Edona dhe Miss Rose. Komediani në shtëpi kishte vendosur një mori të qepëve, e më pas për t’u hakmarrë Edona ia mori rrobat ia vendosi në pishinë. Për më shumë detaje ndiqni klipin më poshtë: 01:50 – Reagimi i banorëve kur Azemi rikthehet në shtëpi me biletën e fatit! (VIDEO) Banorët janë mërzitur për daljen e Azemit. Por pasi ata panë që Azemi u rikthye ata u gëzuan shumë. Përqafimet dhe fjalët e mira nuk munguan për Azemin nga banorët. Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 01:46 – “I drejti fiton gjithmonë”, thotë Azemi menjëherë pas rikthimit në Big Brother VIP Kosova (VIDEO) “Deri sa dola e ndjeva veten mirë, por domethënë i drejti fiton gjithmonë”, kjo është fjalia që Azemi e ka thënë porsa është rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Azemi, ishte konkurrenti i eliminuar i javës në bazë të votave të publikut. Por, fati sonte ishte me të, dhe bileta e kthimit që Azemi e mori me vete, kishte përgjigje pozitive. 01:44 – Opinonistët komentojnë eleminimin e Azemit, tregojnë çka e ka penalizuar atë (VIDEO) Opinionistët e kanë komentuar daljen e Azemit nga Big Brother VIP Kosovsa 2. Anita Haradinaj ka thënë se ai ishte i qetë dhe se kjo mund të jetë çështja që e ka penalizuar. “Më vjen keq që doli Azemi mua më ka pëlqyert e kam parë si një djalë të mirë, pikërisht ndoshta kjo e ka penalizuar, ndoshta edhe problemet me gjuhë”, ka thënë Haradinaj. E në të njëjtin mendim ishte dhe Bledi Mane: “Guxojmë të gjykojmë edhe vendimin e publikut dhe tërhiqemi, me votat e tij publiku këtë herë tregoi se do lojëtar jo të edukuar dhe të qetë, doli se do lojëtar agresiv”./Klankosova.tv. 01:21 – Azemi me plot fat, bileta e rikthen në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova Publiku kishte vendosur që banori i cili eliminohet sonte nga Big Brother VIP Kosova, duke ndërprerë kështu menjëherë garën për çmimin e madh është Azemi. Por, fati sonte duket të ishte fiks në anën e Azemit, sepse bileta e kthimit që ai e morri me vete në studion e spektaklit ‘Prime’ i dha të drejtën e rikthimit në shtëpinë e “Vëllait të Madh”. Gëzuar për Azemin! 01:20 – Banorët komentojnë atë çka ndodhi në darkën e të nominuarve mbrëmë (VIDEO) Banorët i kanë komentuar deklaratat e tyre që i kanë dhënë në Darkën e të Nominuarve. Ata më të zëshëm ishin ndaj Bleros pasi nuk ishte përgjigjur në asnjë pyetje që iu bë në darkë. Të njëjtat kritika për Bleron patën edhe banorët që nuk ishin në darkë./Klankosova.tv 01:10 – Mane për Bleron: Shife si qeshet baba! (VIDEO) Opinionisti i Big Brother VIP Kosova ka dhënë një koment për Bleron. Ai ka thënë se “shumë nga ju jeni dinak dhe kur uleni përball Bleros bëheni të vegjël”. Pasi e kishte thënë këtë Blero ka filluar të qesh. Ndërsa Bledi ka thënë “shife si qesh baba më në fund qesh baba”. Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 01:09 – Azemi, i eliminuari i radhës në Big Brother VIP Kosova Publiku ka vendosur që banori i cili eliminohet sonte nga Big Brother VIP Kosova, duke ndërprerë kështu menjëherë garën për çmimin e madh është Azemi. Azemi ishte pjesë e konkurrentëve të nominuar bashkë me: Bleron, Blerandon, Albën, Kaderin, Besin dhe Bucin. Ai u bë pjesë e edicionit të dytë të BBVK, që prej natës së parë të hapjes së spektaklit. 00:50 – Blero drejtuar Lumbardhit: Turp, çfarë përfaqëson ty (VIDEO) Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, pas transmetimit të video materialit të darkës së nominuarve, një përplasje ka ndodhur mes Bleros dhe Lumbardhit. “Turp, çfarë përfaqëson ti”, i ka thënë Blero, Lumbardhit. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 00:34 – Miss Rose: Po jap shembull për vajzën jashtë! (VIDEO) Miss Rose ka dhënë mendimin e saj për situatat e fundit. Ajo ka thënë se “di ti bëjë shumë mirë këto lojra dhe intriga”. Gjithashtu ajo ka thënë se “vajza ime 12 vjeq që është jashtë të më ndjeki dhe të marri shembull nga ajo që unë dua të jap këtu brenda”. Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 00:15 – Publikohet klipi i Lindës, që përfshinë përplasjet me banorët e tjerë dhe hedhjen e akuzave ndaj tyre (VIDEO) Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material, me protagoniste kryesore Lindën. Brenda video materialit përfshihen përplasje të ndryshme të Lindës me banorët e tjerë, përfshirë edhe akuza. Një prej tyre ka qenë drejtuar Lumbardhit, për të cilin ka thënë, se i ka shkruar vëllait të saj për ta porositur Lindën që të “sjellët mirë me të”. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 00:12 – Kjo është porosia e motrës për Albën (VIDEO) Lotët e përqafimet sonte nuk patën të ndalur në takimin e Albës me motrën e saj. Kjo gjë shkaktoi emocione edhe te banorët e tjerë të shtëpisë. E në një moment, motra e saj Albës i dha asaj edhe një porosi. “Nëse e vazhdon rrugëtimin tënd prapë nuk dua të jesh kaq e butë”, ishin fjalët e motrës. 00:09 – Për dekorimin e shtëpisë së BBVK u përkujdesë “Fatosi Store” (VIDEO) Për dekorimin e oborrit është përkujdesur “Fatos Shop” apo “Bizhuteria Fatosi”. “Fatos Store”, gjendet në autostradën Prishtinë-Ferizaj, në kilometrin e tretë – vendi i duhur për shumë gjëra, dhe natyrisht për të dekoruar shtëpinë dhe bredhin për festat e fundvitit. Kuptoni më tepër detaje, përmes videos në linkun e mëposhtëm. 00:08 – “O vdeksha për ty” – Takim emocional i Albës me motrën e saj (VIDEO) Albës i është bërë një surprizë. Asaj i ka ardhur motra nga Kanada për ta surprizuar. Alba është emocionuar shumë në momentin kur e ka parë motrën. Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 00:05 – “Symbi L.L.C” sjellë dhurata për banorët e Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO) Banorët e Big Brother VIP Kosova janë surprizuar me disa dhurata nga “Symbi L.L.C”. “Symbi L.L.C” është një kompani distributor ekskluziv i brendit të famshëm francez “David Jones”, produktet origjinale i gjeni në qendër të Graqanicës. Banorët i kanë marrë dhuratat e tyre, dhe i kanë pëlqyer shumë. 00:05 – Alba surprizohet nga motra e cila ka ardhur nga Kanadaja për ta takuar atë (VIDEO) Alba sot e ka ndarë një rrëfim për jetën e saj. E pas përfundimit të klipit të saj, Vëllai i Madh asaj i ka bërë një befasi. Atë erdhi për ta vizituar motra e saj të cilën nuk e ka parë prej se është bërë pjesë e shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova 2./Klankosova.tv 00:00 – Rrëfimi prekës i Albës, historia e sfidave të familjes (VIDEO) Gjatë mbrëmjes së sotme të spektaklit ‘Prime’ në Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material nga një rrëfim emocional i Albës. Ajo ka shpalosur historinë e familjes së saj, sfidat me të cilat janë ballafaquar, duke përfshirë edhe sëmundjen me kancer të xhaxhait të saj. Për më shumë detaje, nga kjo histori sensitive e Albës, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 23:34 – Alaudini drejtuar Bucit dhe Azemit: Mos u bëni si fëmijë, aman (VIDEO) Nikoqiri i formatit televiziv të Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti ka adresuar kritika ndaj banorëve gjatë natës ‘Prime’. Pas shfaqjes së video materialit me ngacmime dhe bullizëm me protagonistë, Azemin, Bucin, Hamiti u ka thënë atyre “t’i ndalojnë veprimet e tilla”. “Mos u bëni si fëmijë, aman”, u ka thënë ai banorëve. Ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm, për të zbuluar më shumë detaje. 23:33 – Ganiu – Bucit: Mos mi përmend eshtrat e vëllait! (VIDEO) Ganiut nuk i ka pëlqyer sjellja e Yllit ndaj tij. Ai i ka thënë se “mos mi përmend eshtrat e vëllaut”. Ndërsa Ylli i ka thënë se “nuk ti ka përmend askush”. Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 23:21 – Alba: Azemin e kam shok, me Blerandon jam afruar për këtë arsye (VIDEO) Alba ka folur për raportet e saja me Blerandon dhe Azemin. Ajo ka thënë se Azemin e ka shok të ngushtë dhe kështu do ta ketë edhe jashtë shtëpisë. Kurse me Blerandon ka thënë se në fillimin nuk kanë qentë afërt por tani flasin më shumë pasi kanë tema të përbashkëta për të folur për jetën jashtë./Klankosova.tv 23:20 – Buci: Azemi ka xhelozi të madhe ndaj Blerandos (VIDEO) Buci e ka komentuar raportin mes Blerandos dhe Azemit. Ai ka thënë se shkak i rivalitetit të tyre është Alba, sipas tij, të dy e pëlqejën Albën. “Kanë xhelozi për Albën, nga java e parë kam thënë se Alba dhe Blerando e kanë një farë energjie”. “Azemi e ka këtë xhelozi dhe e ka vërtejtur vonë se Albës më shumë i rrihet me Blerandon”, ka thënë Buci./Klankosova.tv 23:25 – Linda drejtuar Bucit: Ti si burrë i matur, Azemin e provokove me trauma të fëmijërisë (VIDEO) Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Linda e ka kritikuar Bucin në spektaklin ‘Prime’, pasi ky i fundit e kishte ngacmuar Azemin mbi historinë që e kishte treguar lidhur me raportin me të atin. Ajo e ka quajtur Bucin “mjeshtër të provokimeve”, derisa ka thënë se e ka provokuar me traumat ë fëmijërisë. “Ti si burrë i matur, në moshë më të madhe që je, duke marrë parasysh që ke shumë respekt për banorët, je mjeshtër i provokimeve – e provokove me trauma të fëmijërisë Azemin”, ka thënë ajo, drejtuar Bucit. 23:20 – Azemi për Blerandon: E pa që Alba ishte pika e dobët për mua dhe filloj të merrej me atë (VIDEO) Azemi ka folur për Blerandon dhe rivalitetin që po ekziston ndaj tyre në shtëpinë më të madhe në vend. Ai tha se Blerando ka strategji dhe më nuk e sheh si lojtar të fortë. “Nga java e parë e di që Blerando ka qenë djalë i mirë, pas javës së parë më ka parë si konkurrent, e ka pasë një fiksim me mua, nga java e dytë ka filluar të më provokojë, e ka parë që pika ime e dobët është Alba”. “Ai është lojtar dhe ka strategji pasi tha se nuk ka strategji, tash nuk e shoh si lojëtar të fortë e dha atë dhe më nuk ka çfarë kapet, mendimi im është se ia kemi dhënë zemrën edhe ëshrë bërë aq mendjemadh e thotë se më nuk na sheh”, ka thënë Azemi./Klankosova.tv 23:13 – Anita – Blerandos: Nëse ke hy pa strategji, i bie sikur me shku në “mal pa sakicë” (VIDEO) Opinionistja e Big Brother VIP Kosova Anita Haradinaj ka pasur një koment për Blerandon. Ajo i ka thënë Blerandos se “unë të kam respektuar për lojtar të mirë dhe të fort të asaj shtëpie, dhe për mua nuk je lojtar i fortë i asaj shtëpie nëse nuk ke strategji, sepse nëse në atë shtëpi futesh pa strategji është si me shku në mal pa sakicë” ka thënë Anita. Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 23:12 – Del klipi që shfaq rivalitetin mes Blerandos, Azemit dhe Bucit (VIDEO) Këtë javë kanë ndodhur debate të ashpra mes Blerando, Azemit dhe Bucit. Në një klip shfaqej Blerando duke i thënë Azemit se këtë të premte do të dalë nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 2. Më pas debati eskaloi mes Azemit dhe Bucit, të cilët i përmendën njëri-tjetrit pika të ndryshme të cilat i konsiderojnë të dobëta te ata./Klankosova.tv 23:03 – Mane: Ndaloni gjuhën bullizuese, ju ndjekin edhe moshat më të vogla, shumë prej jush jeni idhuj të tyre (VIDEO) Në spektaklin ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, këtë të premte, opinionisti Bledi Mane, u ka dhënë banorëve një këshillë. Ai i ka sugjeruar ata që të largohen nga gjuha bullizuese, derisa e ka përmendur faktin se BBVK ndiqet nga miliona shqiptarë. “Kam dëgjuar këtë javë bullizime pafund, kam filluar të dyshoj – a bullizoni edhe jashtë kështu dhe nga inati keni ardhur në shtëpi? Ju duhet të jeni shembull i luftës kundër bullizimit, duke e ditur se shikoheni dhe dëgjoheni nga miliona shqiptarë kudo, dhe nga moshat më të vogla, shumë prej jush jeni idhuj të tyre”, ka thënë ai pos tjerash. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 22:59 – Adri: Blero dhe Blerando po e kopjojnë lojën time me Shqipen, për të marrë vëmendje (VIDEO) Raporti mes Blero dhe Blerandos ka qenë temë diskutimi sonte në Big Brother VIP Kosova 2. Në mesin e banorëve që foli për këtë çështje ishte edhe Adri, i cili tha se Blero e Blerando po e kopjojnë lojën e tij me Shqipen. “Blero dhe Blerando po e kopjojnë lojën time me Shqipen, për të marrë vëmendje”, tha Adri./Klankosova.tv 22:52 – Blero flet për “ndryshimet” e Blerandos: Ka fillu me e marrë malin (VIDEO) Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ është transmetuar një video material, dedikuar Blerandos dhe lojës së tij brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”. Blero i ka komentuar “ndryshimet” e Blerandos. “Nëse unë kam debatuar më shumë me Blerandon, për shkak se ai e ka ndryshuar lojën, që është normale, por s’më ka pëlqyer sepse unë e njoh ndryshe, i kam thënë edhe Edonës ‘Blerando ka fillu me e marrë malin’”, ka thënë pos tjerash Blero. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 22:47 – Blerando: Me ndihmë të Zotit dhe mendje në kokë e shoh vetën fitues! (VIDEO) Moderatori i spektaklit Alaudin Hamiti ia ka bërë një pyetje Blerandos, “dikush të sheh si lojtar të fortë dikush më pak të fortë si e sheh ti vetën në këtë mes?”, ishte pyetja. Blerando është përgjigjur duke thënë se “me ndihmën e Zotit dhe mendjen në kokë e shoh vetën si fitues”. Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 22:44 – Blerando tregon pse u largua nga Blero: Kur po pin nuk është i njëjti! (VIDEO) Blerando ka folur për shoqërinë e tij më Bleron brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2. Ai ka thënë se është larguar nga Blero pasi mendon se ka sjellje të ndryshme. “Largimi nga Blero është vërtetë nuk kam arsye, por se me të kam raport tjetër në mëngjes e tjetër në mbrëmje pasi po pi natën dhe me të nuk po mundem të debatoj në formën e njëjtë”, ka thënë Blerando./Klankosova.tv 22:40 – Klipi që paraqet lojën e re që ka filluar ta bëjë Blerando në Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO) Një ndryshim goxha të madh ka bërë në lojën e Big Brother VIP Kosova 2, Blerando. Ai në fillimin ishte një djalë i qetë dhe nuk është shumë se kishte debate e diskutime me banorët e tjerë. Por kështu nuk zgjati shumë pasi Blerando ndryshoi drastikisht lojën e tij brenda shtëpisë më të madhe. Blerando i filloi debatet e përplasjet me banorët./Klankosova.tv 22:20 – Ardi dhe Mirdoni, dyshja që i dhuruan shtëpisë energji pozitive që prej hyrjes në BBVK (VIDEO) Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ është transmetuar një video material, protagonistë të së cilit ishin dy banorët e rinj të Big Brother VIP Kosova, Ardi dhe Mirdoni. Në sekuencat e klipit janë përfshirë momentet e tyre më të mira brenda shtëpisë, si dhe energjia që ata i kanë sjellë kastit aktual. Ardi me këndim, e Mirdoni me batuta, i kanë bërë banorët të përjetojnë momente emocionuese e qesharake përgjatë qëndrimit të tyre të deritanishëm në shtëpinë e “Vëllait të Madh”. 21:57 – Ardi dhe Mirdoni tregojnë pikëpamjet e tyre: Si nisi përplasja mes Shqipes dhe Ganiut (VIDEO) Ardi dhe Mirdoni kanë treguar pikëpamjet e tyre për situatën e krijuar mes Ganiut dhe Shqipes. Ardi ka thënë se “provokimet janë pjesë e Big Brother edhe nuk duhet dikush me u godit pse e provokon, mendoj që ke pa qëllim me u godit”. Ndërsa Mirdoni ka thënë se “Gania ka tentu me mbulu situatën që ndodhi mbrëmë pas darkës të nominuarve”. Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 21:55 – Shqipja dhe Ganiu shkojnë në nominim automatik si dënim nga “Vëllai i Madh” (VIDEO) Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’, “Vëllai i Madh” ka njoftuar vendimin e tij pas eskalimit të situatës mes Shqipes dhe Ganiut. Dyshja kanë shkuar në nominim automatik për javën tjetër. “Shqipe dhe Gani, të jetosh në një shtëpi me plot banorë të tjerë sigurisht që nuk është e lehtë, e dini mirë që kjo lojë ka në thelb rezistimin ndaj presionit, duke gjetur gjuhën e përbashkët dhe bashkekzistencë. Rasti i sotëm mes Shqipes dhe Ganiut ishte një prove e dështimit të bashkëjetesës në një shtëpi”, u tha në njoftim. “’Vëllai i Madh’ ka analizuar me kujdes situatën, nga bullizimi i Ganiut, tek gjesti i papërshtatshëm i Shqipes, si reagim ndaj provokimeve. Në konsultim të drejtpërdrejt me kompaninë e patentës ‘Banijay Group’, ‘Vëllai i Madh’ iu tërheqë vëmendjen për veprimet e sotme dhe për këtë arsye Ganiu dhe Shqipja shkojnë automatikisht në nominimin e javës tjetër, me paralajmërim strikt që veprimet e tilla mos të përsëritën më”, u tha tutje në njoftim. Buci: Ishte me skenar ajo çka ndodhi mes Shqipes dhe Ganiut (VIDEO) Buci e ka komentuar sot situatën mes Ganisë dhe Shqipes e cila ndodhi në ‘Prime’. Ai ka theksuar se kjo është një lojë mes tyre, pasi ata e patën një përplasje si pasojë e të cilës kanë shkuar të dy direkt në nominim. “Mendoj se është një skenar para dy javë dite kur këta të dy kanë qenë aleatë, të dy e kanë atë që hajde të bëjmë një skandal”, ka thënë Buci./Klankosova.tv 21:44 – Shqipja tregon versionin e saj të përplasjes me Ganiun, e akuzon për “ngacmim seksual” (VIDEO) Pas transmetimit të video materialit të përplasjes mes Ganiut dhe Shqipes, kjo e fundit ka dhënë versionin e saj mbi historinë. Ajo ka thënë që gjithçka ka nisur që prej javë më parë, derisa është shprehur e intimiduar nga afërsia e Ganiut, dhe prezenca e tij në shtëpi. Ajo po ashtu e ka akuzuar Ganiun për ngacmim seksual, duke përmendur disa situata që ajo pretendon t’i ketë shkaktuar ai. Shqipja ka zbuluar se ditë më parë “ai i kishte thënë që e kishte parë në ëndërr”, duke iu referuar një mënyre eksplicite të historisë. Por, më shumë detaje, mund të mësoni përmes videos në linkun e mëposhtëm. 21:38 – Ganiu tregon në detaje cili ishte motivi i përplasjes me Shqipen (VIDEO) Ganiu ka treguar arsyet se pse është përplasur me Shqipen. Ai ka thënë se “Shqipja më ka provokuar mbrenda dy dite”. Poashtu ka thënë se “nuk e kam pritur nga Shqipja se do e bëjë një gjest të tillë”. Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 21:32 – Publikohet klipi që paraqet debatet e ashpra dhe goditjen e Shqipes ndaj Ganiut (VIDEO) Spektakli i sotëm ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova ka nisur me transmetimin e një video materiali, protagonistë të së cilit janë Shqipja dhe Ganiu. Brenda video materialit, shihen debatet e ashpra mes tyre, si dhe momenti kulminant kur Shqipja e godet me kanaçe Ganiun. Ky i fundit, e ka zhveshur këmishën duke i treguar kamerave shenjat në shpin nga goditja në fjalë. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 21:22 – Për dukjen e vajzave është përkujdesur “My Studio Make Up” (VIDEO) Për dukjen e konkurrentëve sonte në spektaklin ‘Prime’ janë përkujdesur “My Studio Make Up”. Banorët sonte po shkëlqejnë me të gjithë kujdesin që kanë pasur para spektaklit duke i rregulluar ata deri në detaje. Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 21:05 – Nis spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova (VIDEO) Ka nisur spektakli ‘Prime’ i kësaj të premteje në Big Brother VIP Kosova. Nikoqirët, Alaudin Hamiti e Jonida Vokshi janë ata të cilët e kanë hapur spektaklin, derisa në panelin e opinionistëve, si përherë, janë shfaqur Bledi Mane e Anita Haradinaj. Sonte pritet të jetë një natë e gjatë spektakolare, e që nuk bën të humbet kurrsesi. Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com Amerikë: TV Alb *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.