Stili i Wes Andersonit, një prej trendeve kryesore të TikTokut NULL NULL 07.12.2023 15:46 07.12.2023 15:46 Aspektet estetike të regjisorit amerikan, Wes Anderson, janë listuar si një prej trendeve më të mëdha në TikTok për vitin 2023. TikToku e ka ndarë raportin e përvitshëm të vet, Year on TikTok, që i zbulon trendet më të shikuara në këtë platformë. “Këtë vit, ne fort kemi pasur qejf që të pretendojmë sikur jemi në një film të Wes Andersonit”, thuhet në raportin e TikTokut. Për ta arritur këtë stil, përdoruesit kanë përdorur filterët, lojën me ngjyra dhe simetrinë që i karakterizojnë filmat e Anderosnit.