Urdhërarresti i Interpolit për Radoiçiqin konfirmohet nga Rashiqi NULL NULL 07.12.2023 11:48 07.12.2023 11:48 Terroristi Millan Radoiçiq Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë për Klan Kosovën se është e vërtetë dhe që e ka të konfirmuar nga ministria e Punëve të Brendshme se është lëshuar fletëarrest ndërkombëtar për Milan Radojçiqin nëpërmjet UNMIK-ut. Milan Radojçiq pati pranuar se e udhëhoqi grupin e armatosur që kreu sulmin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ndaj Policisë së Kosovës. Nga atëherë, ai qëndron në Serbi përderisa presidenti i këtij shteti, Aleksandër Vuçiq, para disa javësh tha se është e pamundur që Serbia ta dorëzojë Radojçiqin në Kosovë për shkak se sipas tij Beogradi zyrtar assesi nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kërcënimi në Kuvend, Abrashi: Deputetët të ftoheshin të qëndronin në objektin e Qeverisë 1 orë më parë