Zgjedhjet presidenciale ruse do të mbahen më 17 mars 2024 NULL NULL 07.12.2023 09:41 07.12.2023 09:41 Rusia Dhoma e Lartë e Parlamentit të Rusisë ka votuar për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të Rusisë më 17 mars të vitit të ardhshëm. Njerëzit që jetojnë në rajonet e Ukrainës të aneksuara nga Moska që nga pushtimi i saj – Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhya dhe Kherson do të përfshihen në fletëvotim. Data u miratua unanimisht me 162 vota në Këshillin e Federatës. “Me këtë vendim, ne po nisim efektivisht fillimin e fushatës zgjedhore”, tha kryetarja e këshillit, Valentina Matviyenko, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv. “Duke zgjedhur një kryetar shteti së bashku, ne ndajmë plotësisht përgjegjësinë e përbashkët dhe fatin e përbashkët të atdheut tonë”, shtoi ajo. Presidenti rus, Vladimir Putin ende nuk e ka shpallur zyrtarisht synimin e tij për të kandiduar për një mandat të ri presidencial gjashtëvjeçar.