Netanyahu thotë se forcat izraelite kanë rrethuar shtëpinë e liderit të Hamasit NULL NULL 06.12.2023 18:40 06.12.2023 18:40 Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu përmes një video të publikuar në X, tha se forcat izraelite kanë rrethuar shtëpinë e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar-it. “Dje thashë se forcat tona mund të arrijnë kudo në Rripin e Gazës. Sot ata po rrethojnë shtëpinë e Sinwar. Shtëpia e tij mund të mos jetë kështjella e tij dhe ai mund të shpëtojë, por është vetëm çështje kohe para se ta marrim atë”, deklaroi kreu i qeverisë izraelite. Sinwar është një ish-anëtar i krahut të armatosur të Hamasit, i cili kaloi më shumë se 20 vjet në një burg izraelit. Ai u lirua në vitin 2011 në një shkëmbim të burgosurish, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv. עדכון ממני אליכם >> pic.twitter.com/gzKsAE8Ekn — Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) December 6, 2023