Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Franca dënon sulmin izraelit që vrau një ushtar libanez

NULL NULL
06.12.2023 14:58

Ministria e Jashtme franceze, Catherine Colonna ka dënuar bombardimet nga Izraeli në Libanin jugor, ku si pasojë dje u vra një ushtar libanez.

“Franca është shumë e shqetësuar nga përleshjet e vazhdueshme në kufirin mes Libanit dhe Izraelit. Franca dënon sulmin izraelit që i kushtoi jetën një pjesëtari të forcave të armatosura libaneze dhe u dërgon ngushëllimet e sinqerta të afërmve të viktimës”, tha një zëdhënës në një konferencë të përditshme.

Një ushtar libanez u vra dhe tre u plagosën kur bombardimet izraelite goditën pranë një fshati kufitar në jug të Libanit, tha ushtria libaneze në një deklaratë të martën.

Ushtria izraelite më vonë shprehu “keqardhjen për incidentin” dhe tha se po shqyrtonte një sulm që dëmtoi trupat libaneze, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme