Strehimoret përtej kapaciteteve, 600 mijë njerëz në Gaza nën urdhra evakuimi thotë OKB NULL NULL 06.12.2023 09:27 06.12.2023 09:27 Dje në mbrëmje, kreu i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët, Palestinë (UNRWA), Philippe Lazzarini, tha se mbi 600,000 njerëz janë nën urdhër evakuimi në jug të Gazës. ”Pothuajse gjysma e tyre tashmë ishin të detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre më parë”, shkroi ai në X, përcjell klankosova.tv. Ai gjithashtu paralajmëroi se, për ta “nuk ka ku të shkojnë pasi strehimoret, përfshirë UNRWA, janë përtej dhe mbi kapacitetin e tyre”.