Izraeli ende nuk e shkatërroi Hamasin, edhe pse u zotua për këtë NULL NULL 05.12.2023 19:55 05.12.2023 19:55 Arkiv: Grupi Hamas Izraeli ende nuk e ka shkatërruar Hamasin, edhe pse është zotuar për këtë. Të paktën 5 mijë militantë të Hamasit janë vrarë, sipas tre zyrtarëve izraelitë të sigurisë. Ndërsa nuk është prekur pjesa më e madhe e krahut ushtarak prej 30 mijë trupash. Operacionet në veri janë larg përfundimit, raporton Washington Post, transmeton Klankosova.tv. Megjithëse pjesa më e madhe e qytetit të Gazës është rrafshuar nga sulmet ajrore, forcat tokësore ende nuk kanë hyrë në disa nga bastionet kryesore të Hamasit atje. “Kjo do të jetë një kohë e gjatë”, tha nënkoloneli Richard Hecht, një zëdhënës i ushtrisë izraelite. “Ne kemi nevojë për kohë”, shtoi ai. Që nga koha kur Izraeli nisi sulmet në Gaza, si pasojë janë vrarë 16 mijë palestinezë, duke përfshirë më shumë se 5 mijë fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës.