Iraku i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndalojë Izraelin NULL NULL 05.12.2023 17:58 05.12.2023 17:58 Presidenti i Irakut Abdul Latif Rashid tha se duhet të bëhen përpjekje globale për të ndaluar “agresionin” e Izraelit në Gaza. Ai këto i tha në Bagdad, gjatë një takimi me ambasadorin palestinez në Irak, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv. Presidenti irakian deklaroi gjithashtu se duhet të ketë një zgjidhje afatgjatë për konfliktin në Palestinë dhe Iraku do të sigurojë mbështetje dhe ndihmë humanitare për palestinezët në enklavën bregdetare të rrethuar.