Edhe 19 punëtorë të Kombeve të Bashkuara vriten në Gaza NULL NULL 05.12.2023 13:24 05.12.2023 13:24 Kombet e Bashkuara Agjencia për ndihmë e Kombeve të Bashkuara – UNRWA, ka konfirmuar vdekjen e 19 pjesëtarëve tjerë të saj. Në total kjo agjenci ka njoftuar se numri i të vrarëve nga 7 tetori ka shkruar në 130, raporton CNN, përcjell KlanKosova.tv. Agjencia nuk ka thënë detaje të tjera se ku dhe kur janë vrarë 19 pjesëtarët e saj. Më tej është thënë se një milionë njerëzit e zhvendosur janë strehuar në 99 ndërtesat e saj në qendër dhe jug të Gazës, përfshirë Khan Younis dhe Rafah.