Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Tanzani është rritur në 63 NULL NULL 04.12.2023 21:31 04.12.2023 21:31 Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Tanzaninë veriore pas shirave të rrëmbyeshëm këtë fundjavë është rritur në 63, tha kryeministri të hënën, duke shtuar qindra vdekje të tjera të shkaktuara nga moti ekstrem në Afrikën Lindore që nga fillimi i shirave sezonalë në tetor. Kryeministri Kassim Majaliwa tha në komentet e transmetuara në televizion se numri i të plagosurve ishte 116 persona. Rrëshqitjet e dheut kishin shkatërruar gjysmën e një fshati që ai vizitoi, tha ai. “Ne jemi këtu para trupave të shokëve tanë. Kemi humbur 63 njerëz të dashur. Nga gjithsej shokët që humbëm, 23 janë burra dhe 40 janë gra”, tha ai gjatë një ngjarjeje për t’i dhënë lamtumirën trupave të atyre që kishin vdiq në distriktin Hanang, në veri të Tanzanisë. Më herët të hënën, presidentja Samia Suluhu Hassan kishte bërë të ditur numrin e të vdekurve në 57 dhe të plagosurve që po trajtoheshin në 85. Zuhura Yunus, një zëdhënëse e zyrës së saj, tha se përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kishin prekur 1,150 familje, ose 5,600 njerëz, me 750 hektarë tokë bujqësore të shkatërruar. Përmbytjet e rënda të shkaktuara nga fenomenet e motit El Nino dhe Dipoli i Oqeanit Indian kanë detyruar qindra mijëra të largohen nga shtëpitë e tyre në Kenia, Somali, Etiopi dhe Tanzani që nga fillimi i shirave. Përmbytjet vijnë si pasojë e thatësirës më të keqe që ka goditur rajonin në 40 vjet. Tokat e thata janë më pak të afta të thithin ujin, duke rritur rrezikun e përmbytjeve të shpejt, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.