LIVEl Alba, Azemi, Besi, Blerando, Ylli, Blero dhe Kaderi të nominuarit e kësaj jave (VIDEO) NULL NULL 04.12.2023 21:08 04.12.2023 21:08 01:08 – “American Clinic” ofron falas mundësinë për Besin dhe Valirën, për t’u bërë prindër (VIDEO) Banori i Big Brother VIP Kosova, Besi sonte ka marrë një dhuratë shumë të bukur. Klinika Amerikane Dr.Behar Kusari e cila mban emrin e themeluesit, ka ofruar falas mundësinë për Besin dhe Valirën, për t’u bërë prindër. Kjo klinikë përmes një letre i ka uruar Besit dhe Valirës që të bëhen prindër. Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com Amerikë: TV Alb 00:39 – Alba, Azemi, Besi, Blerando, Ylli, Blero dhe Kaderi të nominuarit e kësaj jave (VIDEO) Alba, Azemi, Besi, Blerando, Ylli, Blero dhe Kaderi janë banorët e nominuar të kësaj jave. Nominimet sonte janë bërë në sy të njëri-tjetrit, përcjell Klankosova.tv. Televotimi tashmë është hapur dhe pyetja është se “Kë doni të shpëtoni?”. Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com Amerikë: TV Alb 00:33 – “Vëllai i Madh” i tregon avantazhin Lumbardhit, si kapiten i javës (VIDEO) “Lumbardh përgëzime për fitoren në sfidën e kapitenit. Loja nuk ka qenë aspak e lehtë prandaj të them ‘urime’. Pos, përgjegjësive, sonte të lë në dorë një fuqi që ndërlidhet me nominimet. Nëse banorët të dërgojnë sonte në nominim, ti e ke në dorë të zëvendësosh veten me një prej banorëve të tjerë, të cilin mund ta çosh automatikisht në nominim”, ky ka qenë mesazhi nga “Vëllai i Madh” për Lumbardhin. Mesazhi erdhi, pasi Lumbardhi triumfoi në “Sfidën e Kapitenit”. 23:56 – Mbyllet televotimi për banorët që publiku deshi t’i nominojë Është mbyllur televotimi për atë se kë kanë dashur publiku të nominojë. “Kë doni ta dërgoni në nominim?”, ishte pyetja për publikun. Ishte në dorën e publikut përzgjidhja e tre banorëve për t’i dërguar në nominim automatik – përpos hyrjeve të reja – Mirdonit, Ardit dhe Dj Miss Rose. Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com Amerikë: TV Alb 23:38 – Klipi i Adrit me Ilirianën, nxit debat të ashpër mes banorëve (VIDEO) Pas prezantimit të klipit të Adrit dhe Ilirianës, që kishte si përmbajtje raportin e tyre me Shqipen, u është kërkuar mendimi i banorëve mbi këtë çështje. Por banorët teksa jepnin mendimet e tyre, u ngjallën debate mes tyre. Pas kësaj prezantuesja e Big Brother VIP Kosova, Jonida Vokshi ua ka tërhequr vëmendjen atyre. Por për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 23:26 – Xhelozia e Ilirianës karshi raportit të Adrit me Shqipen (VIDEO) Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë, Adri, Iliriana dhe Shqipja. Më saktësisht në sekuencat e këtij video materiali shfaqet xhelozia e Ilirianës karshi raportit të afërt të burrit të saj, Adrit dhe Shqipes. Njoftohuni edhe ju me këto skena, përmes videos në linkun e mëposhtëm. 23:21 – Brendi Chogan sjellë dhurata për banorët e Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO) Sonte në natën ‘Prime’, dhurata për banorët ka sjellur rrjeti i znj.Shqipe Bajraj. Këto produkte mund t’i gjeni në Prishtinë, ose mund të porositni nga shtëpia për produkte të klasit të parë, të ardhur nga Italia. Banorët i janë gëzuar shumë këtij lajmi dhe të gjithë bashkë kanë shkuar për t’i marrë dhuratat. Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com Amerikë: TV Alb 23:17 – Mane: Produksioni i Big Brother VIP Kosova me Edonën u dha leksion mediave brenda e matanë kufirit (VIDEO) Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane e ka komentuar praninë e Edonës në shtëpinë e “Vëllait të Madh”. Mane ka thënë se ditët e para të Edonës në BBVK, ishin negative kur në pyetje vihen komentet e publikut. Por, gjërat ndryshuan shpejt. “Tre ditët e para ishin të frikshme, të tmerrshme, komente që shkonin deri në vrasje, deri në turpërim që Edona po i bënte shqiptarisë e idiotizma të tilla. Ndodhi çudia shpërtheu një dashuri aq e madhe. Pra, në njëri duhet ta njohim, para se të paragjykojmë”, ka thënë Mane pos tjerash. “Faleminderit produksionit për këtë leksion të mirë që i dha mentalitetit mbarë shqiptar”, ka shtuar ai. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 23:09 – Edona: Jam pa shoqëri, sepse të gjitha i flas në sy (VIDEO) Banorja e Big Brother VIP Kosova, Edona James ka ndarë mendimin pas prezantimit të klipit të saj. Ajo tha se po habitet pak se si duket pa grim, por u shpreh se ka ardhur në këtë format që tu tregoj femrave që është normale të duken si të “trenta” ndonjëherë. Ajo po ashtu shprehi mall për familjen e saj. Më tutje tha se e di që nuk ka shoqëri, pasi që të gjitha i thotë në sy dhe kjo ndonjëherë i sjell probleme në raporte shoqërore. Për të kuptuar më shumë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 23:09 – Vëllai i Edonës kërkon nga ajo “të vazhdojë kështu siç është” (VIDEO) Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, një surprizë për Edonën u shfaq nga “Vëlllai i Madh”. Kësisoj, në oborr Edonën e pritën nëna dhe vëllai i saj – ky i fundit kishte një porosi për të. “Le të vazhdojë kështu siç është super”, ka thënë ai. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 23:07 – Nëna dhe vëllai surprizojnë Edonën, momente emocionale (VIDEO) Sonte në natën ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova ka pasur një surprizë për Edona James. Asaj i kanë ardhur nënë dhe vëllai, gjë e cila e ka gëzuar tejet shumë Edonën, përcjell Klankosova.tv. Ata kanë shprehur mbështetjen për Edonën, duke i thënë që të vazhdojë deri në fund. Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com Amerikë: TV Alb 22:42 – Klipi që prezanton rrugëtimin e Edonës në Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO) Ka kaluar momente gazmore, të bukura, por edhe të tilla me nervoz brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Bëhet fjalë për Edona James, e cila disa herë është zgjedhur si e preferuara e publikut, përcjell Klankosova.tv. E sonte në ‘Prime’ është prezantuar kripi për rrugëtimin e Edonës në Big Brother VIP Kosova 2. Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com Amerikë: TV Alb 22:36 – “Tensione” në ‘Prime’, përplasje mes Bleros dhe Bledi Mane (VIDEO) Opinionisiti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane ka komentuar për situatën e Bucit dhe Santianës, ku ka përfshirë edhe banorët e tjerë që asnjë nga ata nuk është i dashuruar, por kanë hyrë aty për famë dhe përfitime të tjera. Nga ky koment i Manes ka reaguar Blero, i cili ka thënë se ai ka kohë që është i famshëm, për këtë gjë ai nuk ka hyrë në këtë format. Por Bledi e ka thumbuar Bleron duke i thënë se “po ti je profesor i dashurisë”. Por për të kuptuar më në detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 22:25 – Letra për Santianën: Je më e fortë vetëm, s’të duhet shfrytëzuesi që të përdori për intrigat e tij (VIDEO) Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, për Santianën ka arritur letra e shumë pritur nga partneri i saj jashtë shtëpisë. Santiana e zotuar ta ndalojë lojën në BBVK nëse i kërkohet nga partneri, morri një porosi krejt tjetër. “Prisja të ishte një furtunë, një uragan siç je jashtë, që merr çdo gjë përpara e s’ndalesh asnjëherë, kundrejt asnjë sfide. Por, larg nga pritshmëritë, ndodhi që në rrugë të shfrytëzoheshe për lojën e dikujt tjetër, pa menduar fare për pasojat. Ti Santi u keqpërdore. Mesazhin e parë e ke marrë nga nëna, ky i imi është i fundit mbi këtë pjesë”, u tha në letër. “Shumë më e fortë je vetëm. Në këtë rrugëtim s’të duhet shfrytëzuesi që të përdorë për intrigat e tij”, u tha tutje. Për të dëgjuar letrën e plotë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 22:25 – “Nuk mundem me i dal hakesh kurrë” – Santiana, për të dashurin e saj (VIDEO) Santiana sonte ka marrë një letër nga i dashuri i saj, ku përpos zhgënjimit, ai shfaqi edhe mbështetjen për të. Ai i ka thënë se e prej Santianën jashtë me fitore, derisa ajo është shprehur se e do shumë, përcjell Klankosova.tv. “Nuk mundem me i dal hakesh kurrë”, është shprehur ndër të tjera Santiana. Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com Amerikë: TV Alb 22:18 – “Nëse ai nuk ndihet mirë, unë do të dal” – Santiana, merr letër nga partneri i saj (VIDEO) Santiana edhe sonte ka folur në lidhje me të dashurin e saj të cilin e ka jashtë. Ajo ka thënë se për të mund të dal jashtë shtëpisë, përcjell Klankosova.tv. “Nëse ai nuk ndihet mirë, unë do të dal”, është shprehur ajo. Santiana gjithashtu ka marrë një letër nga partneri i saj. Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com Amerikë: TV Alb 22:00 – Anita-Bucit: Në krah të Santianës ke shkëlqyer si një yll, vazhdoje lojën bashkë me të (VIDEO) Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, opinionistja Anita Haradinaj ka komentuar raportin aktual mes Santianës dhe Bucit. Ajo është zotuar të besojë fuqishëm “në pjekurinë dhe maturinë” e dyshes, derisa për Bucin kishte edhe këshilla. “Buci, ti pranë Santianës ke shkëlqyer si një yll. Kështu që vazhdo dhe mbajeni lojën bashkë”, ka thënë ajo pos tjerash. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 21:52 – Mane – Bucit dhe Santianës: Afrohuni, sepse keni nevojë për njëri-tjetrin (VIDEO) Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane ka komentuar për raportet mes Bucit dhe Santianës. Mane është shprehur se si Bucit ashtu edhe Santianës i mungon shoqëria e njëri-tjetrit. Për Bucin ai tha se është më strateg se Santiana, ndërsa ajo është më e pafajshme në raport me Bucin. “Ju duhet të afroheni me njëri-tjetrin, pavarësisht se çfarë tha shoqja jote Buci, ju keni nevojë për njëri-tjetrin”, është shprehur Mane. 21:52 – Banorët shfaqin dyshimet se ka pasur tendenca për diçka më shumë në mes Bucit dhe Santianës (VIDEO) Raporti mes Bucit dhe Santianës u diskutua edhe sonte në natën ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova. Ata kanë thënë se e gjithë ajo ka qenë një lojë, përcjell Klankosova.tv. Ndërkaq, banorët kanë shfaqur dyshime se ka pasur tendenca për diçka më shumë në mes Bucit dhe Santianës. Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com Amerikë: TV Alb 21:44 – Çfarë ndodhi mes Santianës dhe Bucit pas ‘Prime’ të së premtes? (VIDEO) Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë, dy personazhet më të komentuara këto ditë – Santianën dhe Bucin. Klipi paraqet prishjen e aleancës së tyre që prej hyrjes së Veronës, partneres së Bucit, dhe jo vetëm. Si u përballën dyshja me njëri-tjetrin pas ‘Prime’ të së premtes, kush kërkoi llogari, cilat ishin debatet mes tyre e çfarë thanë banorët e tjerë mbi këtë relacion tashmë të rrënuar – e kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm. 21:32 – Santiana refuzon kërkim faljen nga Buci (VIDEO) Me fillimin e spektaklit ‘Prime’, është komentuar edhe raporti i Santianës dhe Bucit. E me hapjen e kësaj teme Buci i ka kërkuar falje Santianës. Por kërkim faljen e Bucit, Santiana e ka refuzuar. Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 21:32 – “E kemi pasur një plan të lojës”, Buci sqarohet për afërsinë me Santianën (VIDEO) Banori i Big Brother VIP Kosova, Buci e ka sqaruar sërish afërsinë me Santianën. Ai është shprehur se ata të dy kanë pasur një plan të lojës, përcjell Klankosova.tv. “E kemi pasur një plan të lojës, për banorët të dyshojmë se kemi pasur një puthje, por e ndërpreu Verona”, është shprehur ai. Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com Amerikë: TV Alb 21:26 – Banorët komentojnë mesazhet që morën nga Monika (VIDEO) Pas marrjes së mesazheve të Monikës për secilin nga banorët, mesazhe goxha thumbuese, banorët kanë replikuar. Disa komente ishin pozitive, disa banorë nuk kishin koment, e disa të tjerë thumbuan Monikën. Por për t’i dëgjuar të gjitha mendimet e banorëve, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 21:24 – Cilat ishin porositë thumbuese që Monika u dërgoi banorëve? (VIDEO) Siç e do tradita, gjatë spektaklit ‘Prime’ të kësaj mbrëmje është transmetuar një video material me protagoniste, Monikën. E eliminuara e fundit, Monika ka dërguar porositë e saj për secilin prej banorëve aktualë të kastit, pos hyrjeve të reja. Shumë prej mesazheve të Monikës ishin pikante, por ato mund t’i zbuloni përmes videos në linkun e mëposhtëm. 21:19 – Për dukjen e banorëve sot është përkujdesur Sellma dhe Kaci, për veshjet FLUR IM (VIDEO) Ka filluar spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, dhe këtë herë si gjithmonë paraqitja e banorëve morri vëmendjen. Kësaj radhe për dukjen e banorëve janë përkujdesur Sellma dhe Kaci, të cilët janë duke shkëlqyer dhe po duken mahnitës. Ndërsa për veshjet e tyre është përkujdesur FLUR IM, veshje që po i zbukurojnë ende më shumë banoret e Big Brother VIP Kosova. 21:18 – Hapet televotimi – “Kë doni ta dërgoni në nominim?” (VIDEO) Spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova ka nisur me hapje të një televotimi. “Kë doni ta dërgoni në nominim?”, është pyetja për publikun, derisa përgjigjet mund t’i nisi përmes SMS-ve. Do të jetë në dorën e publikut përzgjidhja e tre banorëve për t’i dërguar në nominim automatik – përpos tri hyrjeve të reja – Mirdonit, Ardit dhe Dj Miss Rose. 21:08 – Nis spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova 2 Ka nisur spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, si çdoherë nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit. Në panelin e opinionistëve tanimë janë pozicionuar Bledi Mane e Anita Haradinaj, derisa mbrëmja e sotme pritet të jetë plot surpriza. Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com Amerikë: TV Alb *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.