Gallant: Fati i Hamasit në Gazën jugore do të jetë më i keq se në veri NULL NULL 04.12.2023 17:42 04.12.2023 17:42 Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se “fati i luftëtarëve të Hamasit” në Gazën jugore do të jetë “i njëjti dhe më i keq” se në veri. Ai deklaroi se veprimet e ndërmarra nga ushtarët izraelitë në Gaza së shpejti do të çojnë në “shpartallimin” e Hamasit. “Fati i Hamasit në jug të Rripit të Gazës do të jetë i njëjtë me atë në veri dhe më keq”, shtoi Gallant. Komentet e tij vijnë pasi forcat izraelite vazhdojnë të godasin zonat në Gazën jugore, duke shkaktuar vdekje masive të civilëve dhe shkatërrim thelbësor të infrastrukturës, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.