Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ushtria izraelite: Izraeli po zgjeron operacionet e tij tokësore në të gjithë Rripin e Gazës

NULL NULL
03.12.2023 22:20
Operacione tokësore
Operacione tokësore

Izraeli po zgjeron operacionet e tij tokësore në të gjithë Rripin e Gazës, njoftuan të dielën Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

“IDF-ja po rifillon dhe zgjeron operacionin tokësor kundër bastioneve të Hamasit në të gjithë Rripin e Gazës”, tha zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Hagari në një konferencë shtypi të dielën.

Hagari nënvizoi gjithashtu “rëndësinë e ndihmës ajrore të ofruar nga Forcat Ajrore për forcat tokësore”, duke thënë se sulmet ajrore kundër shtabit të terrorizmit, objekteve të prodhimit të armëve, tuneleve terroriste dhe vendeve të lëshimit të raketave kufizojnë kërcënimet e paraqitura kundër operacionit tokësor, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Politika jonë është e qartë – ne do të godasim me forcë çdo kërcënim të paraqitur kundër territorit tonë”, shtoi ai.

lajme të ngjashme