Zelensky: Lufta e Ukrainës me Rusinë ka hyrë në fazë të re NULL NULL 03.12.2023 21:07 03.12.2023 21:07 Volodymyr Zelenksy Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se lufta me Rusinë ishte në një fazë të re, me dimrin që pritet të ndërlikojë luftimet pas një kundërofensive verore që nuk dha rezultatet e dëshiruara. Pavarësisht pengesave, megjithatë, Zelensky tha se kombi i tij nuk do të dorëzohej, raporton The Independent, transmeton Klankosova.tv. “Ne kemi një fazë të re të luftës dhe ky është një fakt,” tha Zelensky, duke folur në Kharkiv pas një turneu moral-rritës në rajon. “Dimri në tërësi është një fazë e re e luftës. A jam i kënaqur? Shikoni, ne nuk tërhiqemi, jam i kënaqur”.