Gaza: Dhjetëra njerëz të vrarë në kampin e refugjatëve Jabalia NULL NULL 03.12.2023 13:36 03.12.2023 13:36 Dhjetëra njerëz janë vrarë në një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve Jabalia, në veri të Rripit të Gazës. Disa pamje tregojnë banorët duke përdorur duart e tyre të zhveshura për të shpëtuar të mbijetuarit nën rrënoja, ndërsa të tjerët zbulojnë trupa të pajetë, duke përfshirë një foshnjë të pajetë, trupi i të cilit duket se është copëtuar. Disa të lënduar në gjendje kritike po transportohen me barela apo edhe dyshekë. “Ku është babai im?” bërtiste një fëmijë i mbuluar me pluhur. Jabalia i cili është kampi më i madh i refugjatëve në Gaza, u shënjestrua dy herë në dy ditë nga sulmet ajrore izraelite. Kampi me popullsi të dendur në veri të enklavës së rrethuar mbulon një sipërfaqe prej 1,4 km katrorë. Sipas OKB-së, ka rreth 116 mijë refugjatë të regjistruar në kamp, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.