Vdes këmbësori që u godit nga vetura dje në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë NULL NULL 03.12.2023 08:43 03.12.2023 08:43 Ka vdekur këmbësori që është goditur nga një veturë dje në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari nga pakujdesia e ka goditur këmbësorin që i ka shkaktuar lëndime të rënda. Viktima pasi ka arritur në QKUK, duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pa intervistimit është liruar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Klankosova.tv