Vdes këmbësorja që u godit nga vetura në “Rrugën C” në Prishtinë NULL NULL 28.11.2023 20:55 28.11.2023 20:55 Ka vdekur këmbësorja që u godit nga vetura në “Rrugën C” në Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtarja për Informim e Policisë, Flora Ahmeti. “Rreth orës 20:00, nga QKUK, jemi njoftuar se këmbësorja: D.G (femër) 56 vjeç, nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka vdekur. Lidhur me këtë rast hetuesit policorë të njësitit të trafikut kanë nisë një hetim ndërkohë që është arrestuar ngasësi i automjetit”, ka thënë Ahmeti. Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 19:00.