Verstappen e mbyll sezonin me fitore NULL NULL 26.11.2023 16:00 26.11.2023 16:00 Piloti i Red Bullit, Max Verstappen nuk ka të ndalur pasi regjistroi fitoren e 19-të sezonale, duke triumfuar në Grand Prixin e Abu Dhabit. Vendin e dytë në podium e zuri piloti i Ferrarit Charles Leclerc, teksa atë të pozitës së tretë George Russell i Mercedesit. Ndërkohë, Lewis Hamilton i Mercedesit e përfundoi sezonin pa asnjë fitore. Kështu sezoni i Formula 1 përfundoi me fitoren e holandezit, duke i dominuar plotësisht pistat e kësaj kampanje. Renditja e pikëve: 1) Red Bull – 860 pikë 2) Mercedes – 409 pikë 3) Ferrari – 406 pikë 4) McLaren – 302 pikë 5) Aston Martin – 280 pikë 6) Alpine – 120 pikë 7) Williams – 28 pikë 8) AlphaTauri – 25 pikë 9) Alfa Romeo – 16 pikë 10) Haas – 12 pikë