Cikalleshi me gol dhe asistim në fitoren e Konyasporit NULL NULL 25.11.2023 16:40 25.11.2023 16:40 Sulmuesi i kombëtares shqiptare Sokol Cikalleshi ka qenë protagonist në fitoren e Konyasporit ndaj Kasimpasas në kuadër të Superligës së Turqisë. Cikalleshi u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, ku vetëm katër minuta më vonë 64’, e dërgoi në epërsi ekipin e tij. Sulmuesi shqiptar në minutën e 77 asistoi për Guilhermen, i cili realizoi golin e dytë në ndeshje. Konyaspori pas fitores kalon në vendin e 15-të me 13 pikë të grumbulluara. Kështu Cikalleshi vazhdon me formë të mirë, pasi edhe me Shqipërinë realizoi gol, i cili ishte i pari në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.