Mijëra protestues në Gjermani kërkojnë “Liri për Gazën” NULL NULL 18.11.2023 21:10 18.11.2023 21:10 Rreth 4,000 demonstrues u mblodhën sot në Berlin për të protestuar kundër sulmeve të forcave izraelite në Rripin e Gazës, sipas policisë. Njerëzit në turmë mbanin flamuj palestinezë dhe disa mbanin keffiyeh, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova. U bënë thirrje për “Liri për Gazën” dhe “Liri për Palestinën”. Thirrjet e tjera përfshinin “Financat e Gjermanisë, Izraeli bombardon” dhe “Stop gjenocidit”. Organizatorët përdorën një altoparlant duke thirrur: “Ne duam të jetojmë në paqe me hebrenjtë”.