”Festivali i Dritave” pushton rrugët e Londrës NULL NULL 17.01.2016 11:08 17.01.2016 11:08 Mijëra vizitorë dhe londinezë patën mundësinë të shijojnë një qytet krejt ndryshe, të transformuar nga dritat pasi për herë të parë në kryeqytetin britanik u zhvillua ”Festivali i Dritave”, të ndricojmë Londrën. Nga një instalacion dritash shumë ngjyrëshe përgjatë Oxford Street, drejt një cirku virbues në Kings Cross, e me mijëra inastalacione dritash të tjera të krijuara nga artistë britanikë e ndërkombëtare, u shfaqën për publikun, në 30 pika të ndryshme të qytetit, vendet më të frekuntuara, mes tyre “Westminster Abbey” dhe godina e BAFTA në Piccadilly. Helen Marriage, kuratore e “Lumiere London” tha se secili artist ka përfashirë dhe ka përdorur elemente të nderyshme për ta shndërruar kryeqytetin në një derë të madhe të një galerie arti. “E gjithe londra është shndërruar në një studio arti, të gjithë përëbërësit kryesorë janë këtu, artistët po punojnë me teknologji nga më të ndryshmet. Ata kanë përdorur neonë, instalacione të përbëra me fibra optike, projeksione, cdo ide ishte e mirëpritur vetëm për të ndricuar errësirën e qytetit”. Tema kryesore e festivalit të ngjurave ishte “Drita e shpirtit”, ndersa sipas oranews, një iluminacion spektakolar në portën perëndimore të “Westminster Abbey” krijuar nga artisti francez Patrice Warrener, që përdori një teknikë të vecantë për të pikturuar këtë pjesë të qytetit, me ngjyra neon. Artistja amerikane Janet Echelman ksihet krijuar një ekran me drita interaktive në Oxford Street. Echelman shpjegoi se ajo e kishte krijuar punën e saj me qëllimin për të qënë interaktive. Organizuar nga “Artichoke Trust”, eventi do të vijojë më pas rrugëtimin edhe në Lion të Francës, berlin dhe Sidney por ky festival dritash do të pushtojë rrugët e Londrës deri më 17 janar.