Rrahen mes veti burri dhe gruaja në Gjakovë, kjo e fundit ia dëmtoi edhe xhamin e veturës NULL NULL 18.11.2023 08:54 18.11.2023 08:54 policia Janë rrahur mes vete një burrë dhe një grua në Gjakovë, ku kjo e fundit ia ka dëmtuar edhe xhamin e veturës. Policia ka bërë të ditur se çifti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar, shkruan Klankosova.tv. “Dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare- bashkëshort, pas një mosmarrëveshje verbale kanë ardhur deri te përleshja fizike mes tyre, ku si pretekst e dyshuara femër i ka dërmuar xhamin e veturës së bashkëshortit. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar”, thuhet në raportin e policisë.