Edi Rama falënderon kuqezinjtë: Dhuratë fantastike NULL NULL 17.11.2023 20:18 17.11.2023 20:18 Edi Rama Kryeministri Edi Rama, e ka falënderuar Kombëtaren e Shqipërisë për kualifikimin në Kampionatin Evropian që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani. Kualifikimin e kuqezinjve në kampionat, Rama e ka cilësuar si një dhuratë fantastike, raporton Klan Kosova. “Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. Ai po ashtu ka vizatuar në mënyrë digjitale shqiponjën dykrenore ku mbi të ka shkruar “Euro 2024”.