Kolumbi: Rrufeja vret nënën e dy fëmijëve në plazh NULL NULL 16.11.2023 10:40 16.11.2023 10:40 Një nënë e dy fëmijëve është vrarë nga një goditje rrufeje gjatë një udhëtimi familjar në një plazh në Kolumbi. Froilanis Maireth Rivas Roman u godit nga rrufeja përpara se të rrëzohej në shpinë ndërsa pushuesit filmuan momentin e tmerrshëm në telefonat e tyre. Pamjet tregojnë një varg të gjatë rrufeje që erdhi nga qielli, duke goditur turisten. Sipas autoriteteve, ajo vdiq nga arresti kardio-respirator pasi u godit nga rrufeja ditën e djeshme, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv. Ajo ishte duke vizituar plazhin Boquilla në Cartagena, Kolumbi, me anëtarët e familjes të cilët kishin mbërritur në qytetin bregdetar më herët atë ditë. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, gjasat për t’u goditur nga rrufeja në një vit të caktuar janë një në një milion, megjithatë gati 90 për qind e viktimave mbijetojnë. Ka një numër të lartë vdekjesh të shkaktuara nga rrufetë në Kolumbi për shkak të kushteve gjeografike të saj. /Klankosova.tv