Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gantz: Izraeli do të ndjekë liderët e Hamasit “në Gaza dhe në mbarë botën”

NULL NULL
15.11.2023 12:55
Benny Gantz
Benny Gantz

“Nuk do të ketë qytete të shenjta, as shtëpi të shenjta. Ne do të shkojmë kudo që të kemi nevojë për të zhdukur vrasësit e fëmijëve mbi dhe nën tokë. Në Gaza dhe në mbarë botën. Ne do të arrijmë te krerët e qeverive ashtu siç arritëm në qendrat e qeverisjes”, thotë ministri i luftës, Benny Gantz në një deklaratë për shtyp.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit aktualisht po operojnë në një pjesë të spitalit më të madh të Gazës, al-Shifa, ku Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se Hamasi ka infrastrukturë ushtarake, raporton The Times of Izrael, transmeton Klankosova.tv.

“Ushtarët e IDF-së vazhdojnë të operojnë thellë brenda qytetit të Gazës kundër atyre që i kanë kthyer spitalet në qendra komanduese, nga të cilat kryhen krime lufte”, shton ai.

Duke iu kthyer frontit gjithnjë e më të tensionuar të Izraelit me Libanin, Gantz paralajmëron se “ajo që po bëjmë në mënyrë efektive në jug, mund të funksionojë edhe më mirë në veri, nëse është e nevojshme”.

 

lajme të ngjashme