Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një person për vdekjen e Adam Johnson-it

NULL NULL
14.11.2023 19:32
adam

Një burrë është arrestuar nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia, pas vdekjes së lojtarit profesionist të hokejit në akull, Adam Johnson.

Johnson, 29 vjeç, u plagos rëndë gjatë një ndeshjeje të Kupës Sfiduese midis ekipit të tij Nottingham Panthers dhe Sheffield Steelers më 28 tetor.

Qafa e amerikanit u pre nga tehu i patinave të një lojtari tjetër në akull në Sheffield dhe më vonë u shpall i vdekur në spital.

Një ekzaminim pas vdekjes konfirmoi se sportisti vdiq si rezultat i një dëmtimi fatal në qafë.

Turma prej 8,000 spektatorësh në Utilita Arena të Sheffield-it pa e tmerruar teksa u bënë përpjekje të dëshpëruara për t’i shpëtuar jetën teksa ai shtrihej në akull, i mbrojtur nga lojtarët e tjerë.

Loja u braktis dhe shikuesve iu kërkua të largoheshin pas kësaj.

Tezja e Johnson-it, Kari Johnson, i tha Sky News-it të martën se familja “ishte në gjendjne të tmerrshme për shkak të tragjedisë së pakuptimtë”.

“Ne thjesht duam që djali ynë të kthehet dhe e dimë se nuk mund ta kemi atë”.

adam

Klubi i Nottingham-it e përshkroi vdekjen e tij në atë kohë si një “aksident të frikshëm”.

Amerikani iu bashkua Panthers-it në gusht pasi kishte luajtur më parë në Gjermani dhe Suedi, si dhe në Ligën Kombëtare të Hokejit të SHBA (NHL).

Policia e South Yorkshire tha se i dyshuari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, mbetet në paraburgim pasi u arrestua të martën.

Kryeinspektori i detektivit Becs Horsfall tha: “Hetimi ynë filloi menjëherë pas kësaj tragjedie dhe ne kemi kryer hetime të gjera që atëherë për të bashkuar ngjarjet që çuan në humbjen e Adamit në këto rrethana të paprecedentë”.

lajme të ngjashme