Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Parisi me një fitore komode ndaj Reims, Mbappe realizon hat-trick

NULL NULL
11.11.2023 19:48

Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore ndaj Reims me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 12-të në Ligue 1.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Kylian Mbappe, në minutën e 3’. Vendasit e barazuan rezultatin me anë të Junya Ito, në minutën e 7’, por goli i tij u anulua nga VAR-i.

Në pjesën e dytë, Mbappe dyfishoi epërsinë e parisienëve në minutën e 59’, teksa e kompletoi hat-trickun, në minutën e 82’.

Parisi pas 12 xhirove renditet në vendin e parë me 27 pikë. Ndërsa Remis në pozitën e katërt me 20 sosh. /Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme