Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Armëpushimi katërorësh në Gaza, Flugaj: Hap për t’u përshëndetur (VIDEO)

NULL NULL
10.11.2023 18:14

Izraeli është pajtuar që të ketë një armëpushim katër orë në ditë që civilëve t’iu lejohet një korridor për të ikur në vende më të sigurta.

Njohësi i zhvillimeve në Lindjen e Mesme, Fitim Flugaj, ka thënë se ky është një hap shumë pozitiv, pasi sipas tij, në luftë gjithnjë pësojnë qytetarët e pafajshëm.

“Ky është një hap pozitiv dhe i dobishëm nga qeveria izraelite e cila edhe më parë ka deklaruar se nuk do të jep hapësirë derisa të shkatërrojë gjithçka”.

“Presionet janë nga të gjitha anët, pasi Izraeli tani mban edhe marrëdhënie miqësore edhe me shumë shtete arabe. Këtu është presioni jo vetëm nga ShBA-ja por edhe nga Arabia Saudite, Egjipti e Jordania”, tha Flugaj në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Ai, më tej tha se sulmi i befasishëm i Hamasit me 7 tetor ka qenë një goditje e madhe për stabilizimin e raporteve mes Izrelit dhe shtetet fqinje.

 

lajme të ngjashme