Tajvani dhe Republika Çeke nënshkruajnë marrëveshje për të ndihmuar Ukrainën NULL NULL 10.11.2023 16:26 10.11.2023 16:26 Tajvani dhe Republika Çeke kanë nënshkruar një marrëveshje për të punuar së bashku për të ndihmuar punën e rindërtimit në Ukrainë, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova. Marrëveshja do të bëjë që të dyja shtetet të punojnë së bashku në rindërtimin e sistemeve të ujit dhe energjisë. “Ne jemi shumë të lumtur që vendi që po na mbron në emrin tonë, Ukraina, po mbështetet nga aleati dhe miku ynë i madh, Tajvani, së bashku me ne”, tha në një ceremoni i dërguari i qeverisë çeke për rindërtimin e Ukrainës, Tomas Kopecny në ministrinë e jashtme të Tajvanit. Marrëveshja vjen pavarësisht mungesës së lidhjeve zyrtare diplomatike.