Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të paktën 39 gazetarë u vranë në luftën Izrael-Hamas

NULL NULL
08.11.2023 13:22
Gazetarë të vrarë

Të paktën 39 gazetarë janë vrarë në luftën Izrael-Hamas, tha të mërkurën Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Lufta ka sjellë “muajin më vdekjeprurës për gazetarët” që kur KMG-ja thotë se filloi mbledhjen e të dhënave në 1992.

Midis tyre, ky komitet thekson se 34 ishin palestinezë, katër izraelitë dhe një libanez. Tetë gazetarë të tjerë janë plagosur dhe tre janë të zhdukur, sipas KMG-së, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Më të fundit që vdiqën, të martën, ishin Jahya Abu Manih, “një gazetar i kanalit radiofonik Al-Aksa të lidhur me Hamasin”, i cili thuhet se u vra në një sulm ajror në Gaza dhe Mohamed Abu Hassira, një gazetar për WAFA, agjencia palestineze e lajmeve, i cili gjithashtu thuhet se u vra në një sulm ajror.

 

lajme të ngjashme