Frika e pabazuar, Asociacioni s’bëhet Sërpska ekonomikisht (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 06.11.2023 20:40 nga Flamur Gajtani 06.11.2023 20:40 Tema më e diskutuar që një dekadë, u aktualizua pas sulmit të Banjskës. Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, veç pavarësimit të tij politik si trupë, do ta ketë edhe buxhetin e vet, ani se propozimi zyrtar ende nuk u bë publik. Fondacioni gjerman Friedrich Ebert, hartoi një draft-statut këtë fillimvit, për të cilin klani mëson se u kontaktuan për konsultim pas 24 shtatorit nga zyra e kancelarit gjerman Olaf Scholz. Nga kjo organizatë s’e komentuan këtë, por konfirmuan se çështja ekonomike është në lehtë e menaxhueshme. Dëmi ekonomik minohet edhe më sipas tij, pasi hartimi i buxhetit kërkon dritën jeshile të institucioneve kosovare. Nga ekzekutivi, Dhoma e Tregtisë e Industrisë po kërkon kujdes i veçantë që të mos sjellë pabarazi në treg. Këta thonë se duhet shmangur edhe centralizimi i kompetencave ku paria e AKS-së merr vendime për shumicën.