Vuçiqi takon Dodikun: Serbia do të jetë gjithmonë me Sërpskan NULL NULL 04.11.2023 16:41 04.11.2023 16:41 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar presidentin e Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik. Në llogarinë e tij në Facebook, Vuçiq ka thënë se Serbia do të jetë gjithmonë me Republikën Sërpska, raporton Klan Kosova. “Serbia do të jetë gjithmonë me Sërpska, dhe unë besoj se Sërpska do të jetë me Serbinë”, ka shkruar Vuçiq.