Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasada amerikane për Vulinin: Ne nuk ndërhyjmë në vendimet e personelit të autoriteteve serbe

NULL NULL
04.11.2023 14:25

Ambasada amerikane në Serbi i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë rol në vendimet e autoriteteve në Serbi, teksa e ka komentuar dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin.

“Pozicioni ynë për Vulinin është i ditur. Ai është nën sanksione amerikane”, ka thënë një zëdhënës i ambasadës në kërkesën e Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë për ta komentuar dorëheqjen e Vulinit.

Ambasada ka thënë se SHBA-ja synon ta thellojë partneritetin me Serbinë, me qëllim të integrimit evropian dhe euro-atlantik.

Vulin ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të agjencisë së inteligjencës së Serbisë, më 3 nëntor.

lajme të ngjashme