Shkon në 128 numri i të vdekurve nga tërmeti në Nepal NULL NULL 04.11.2023 10:30 04.11.2023 10:30 128 persona kanë mbetur të vdekur në Nepal, si pasojë e një tërmeti me magnitudë 6.4 ballë. Tërmeti goditi perëndimin e vendit pasi shumë njerëz ishin në gjumë në mbrëmjen e së premtes, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv. Qendra Kombëtare Sizmologjike e Nepalit tha se magnituda ishte 6.4, ndërsa Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS) e vlerësoi atë në 5.6. “Shtëpitë janë shembur. Njerëzit dolën me nxitim nga shtëpitë e tyre. Unë jam jashtë në turmën e banorëve të tmerruar. Ne po përpiqemi të gjejmë detaje të dëmeve,” tha një zyrtar i policisë. Ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës për të nxjerrë të plagosurit nga rrënojat. Megjithatë, rrëshqitjet e dheut në disa zona bllokuan rrugët. Personeli mjekësor dhe furnizimet po transportoheshin me helikopter. Dëshmitarët thanë se lëkundjet u ndjenë deri në Katmandu dhe Nju Delhi në Indi. Tërmetet janë të zakonshme në Nepal – një tërmet me magnitudë 7.8 në vitin 2015 vrau rreth 9000 njerëz.