Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuka: 11 vjet me radhë Kosova me medalje nga Kampionatet Evropiane elitare

NULL NULL
03.11.2023 20:03

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka reaguar pasi Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë dhe Nora Gjakova të bronztën në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Montepellier të Francës.

Kuka ka thënë që 11 vjet me radhë, Kosova siguron medalje nga kampionatet evropiane, njofton Klankosova.tv.

“Distria Krasniqi 52 kg Nënkampione Evropiane. Nora Gjakova 57 kg E bronztë”, shkroi Kuka.

“Tashmë 11 vjet me radhë Kosova me medalje nga Kampionatet Evropiane Elitare! 21 medalje Evropiane për të rritur. Nesër shkojmë tutje, kemi ende aduta!”.

lajme të ngjashme