Stuhi dhe reshje të dendura në Shqipëri NULL NULL 03.11.2023 13:47 03.11.2023 13:47 shqiperi Shqipëria është prekur këtë mesditë nga stuhi dhe reshje të dendura të shiut. Si pasojë e reshjeve të dendura, është bllokuar qarkullimi në disa rrugë, ndërkohë që uji ka hyrë në disa banesa dhe biznese. Bëhet e ditur se në orët në vijim, do të ketë mot të vranët, me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar e herë pas herë të larta. Për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj, është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit./TCh