Daçiq: Kosova më parë hap ambasadë në Hënë se në Beograd NULL NULL 03.11.2023 11:27 03.11.2023 11:27 Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova më parë do të hapë ambasadë në Hënë sesa në Beograd. “Për të vazhduar fanta-shkencën që vjen nga Prishtina, doja të thosha se ata do të hapin ambasadë në Hënë sesa në Beograd”, ka thënë ai. Reagimet e Daçiqit vijnë pasi në media u raportua se ueb-faqja e Ministrisë së Jashtme të Kosovës e përfshin Republikën e Serbisë në listën e ambasadave të saja. Ai tha se “gënjeshtra të tilla gjithmonë shfaqen para zgjedhjeve”. Kosova dhe Serbia kanë shkëmbyer zyrtarët ndërlidhës pa status diplomatik, zyrat e të cilëve janë në misionet e BE-së në Kosovë dhe Serbi. Daçiqi tha se në Beograd janë 72 misione të huaja diplomatike-konsullore të akredituara që përfaqësojnë shtete sovrane dhe të pavarura, por “Kosova nuk jo, as nuk do ta ketë kurrë”. /Klankosova.tv